Biznes

Në 2022, shitjet e bizneseve shqiptare u rritën me 27%. Dominojnë tregtia dhe shërbimet

Nga Gazeta ‘SI’ - Gjatë 2022-shit numri i ndërmarrjeve aktive në vend u rrit me 9% duke arritur në 113.460. në rritje raportohet edhe numri i të punësuarve, 547.942 në total dhe numri i shitjeve të kryera, +27%.

Biznesi dominohet nga aktiviteti tregtar, 37% të totalit të ndërmarrjeve, ndjekur nga shërbimet, 15.3%. Sipas numrit të të punësuarve, të njëjtat biznese mbajnë në punë 65% të forcës punëtore. 35% është e punësuar në industrinë nxjerrëse, përpunuese e ndërtim.

Në total, shitjet neto për 2022-shin, arritën vlerën e 3.359 mld lekëve, me shërbimet si kontribuuesin më të madh.

Shitjet neto për një të punësuar për vitin 2022 kanë qenë 6.131 mijë lekë nga 5.108 mijë lekë për të punësuar rezultuar në vitin 2021. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (6.152 mijë lekë për të punësuar), në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (6.119 mijë lekë për të punësuar).

Sipas madhësisë, mbi 98 mijë ndërmarrje janë mikro ose të vogla, me 1 deri në 4 të punësuar. Ndërkohë 1.486 janë ndërmarrje të mëdha me mbi 50 të punësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë