Biznes

Në 2020 shqiptarët lexuan më shumë, por shtëpitë botuese fituan më pak

Gjatë vitit 2020, njësoj si shumica e sektorëve të biznesit edhe sektori i librave dhe leximit shënoi rënie.

Sipas të dhënave të shtëpive botuese në Shqipëri, të ardhurat dhe fitimet e tyre përgjatë vitit 2020 ishin më të ulëta se viti 2019.

Në pamje të parë, karantinimi i plotë për më shumë se 2 muaj dhe kufizimi i orareve u shumë kohë për aktivitete të tilla si leximi. Shumë prej tyre pranojnë se brenda pak kohe kanë lexuar dhe kanë blerë shumë libra për shkak të kohës së tepërt dhe mungesës së angazhimeve sociale.

Statistikisht tregohet e kundërta.

Shtëpia botuese me të ardhurat më të larta për vitin 2020 raportohet "Pegi", me 317.9 mln lekë, por me një rënie prej 2.8%.  E dyta më të ardhurat më të larta raportohet shtëpia botuese "Albas", me 270.7 mln lekë, e cila është e vetmja që nga 2019 ka pësuar rritje me 3.6%.

Rënien më të madhe të të ardhurave nga 2019-a në 2020-n e ka pësuar shtëpia botuese "Onufri" me -34.7%, ndjekur nga "Dudaj" me 30.6%. Të ardhurat më të ulëta në të dyja vitet krahasuese është shtëpia botuese "Botart" me rreth 11 mln lekë të ardhura në vit.

Edhe pse me të ardhura më të ulëta për vitin 2020, "Pegi" shënoi ecuri pozitive të fitimit gjatë 2020-s, me rritje prej 16.8%, në vlerën e 99.8 mln lekë.

Rritjen më të madhe të fitimit për vitin 2020, nga viti 2019 e pati shtëpia botuese "Botart", me mbi 2000%, pasi fitimet e saj shkuan nga 22 mijë lekë në 609 mijë lekë.

Rënien më të lartë të fitimeve e raporton "Dudaj" me -58.8%. Ndërsa nivelin më të ulët të fitimit e ka shtëpia botuese "Toena", me 520.3 mijë lekë përgjatë gjithë 2020-s.

Mbështetur nga të dhënat e QKB-së edhe subjektet tregtare të librave në vend, kanë raportuar rënie të të ardhurave dhe fitimeve nga 2019-a në 2020-n. Rënie që vlerësohet deri në 80%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë