Treg

Në 2020-n, 30% e të punësuarëve në vend ishin informalë

Sipas të dhënave nga Instat vitin e kaluar përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor në vendin tonë ishte 29.1 %, duke pësuar një rënie me 0.9 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60.6 %. Në Shqipëri meshkujt janë më aktivë në tregun e punës.

Në nivel vendi, sektori i shërbimeve dhe ai bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43.4 % dhe 36.1 %, ndërsa punësimi në industri përbën 20.5 % të të punësuarve gjithsej në vitin 2020.

Një pjesë e konsiderueshme e femrave në moshë pune vitin e kaluar punuan si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes, kryesisht në fermat bujqësore.

Në vitin 2020, femrat kishin 1.4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familje. 27.0 % e femrave të punësuara janë punëtore pa pagesë në biznesin familjar, kundrejt 15.5 % të meshkujve të punësuar.

Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2020, u karakterizua nga një rritje prej 0,2 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla e papunësisë, në këtë vit, arriti në 11.7 % për popullsinë e grupmoshës 15 vjeç e lart, nga 11.9 % që u vlerësua në 2019.

Shkalla e papunësisë ka pësuar ulje për meshkujt dhe rritje për femrat, krahasimisht me vitin 2019. Ky tregues është 11.5 % për meshkujt dhe 11,9 % për femrat në vitin 2020.

Gjatë vitit 2020, shkalla e papunësisë për popullsinë e grup-moshës 15-24 vjeç u ul në 26.5 %, nga 27.2 % që ishte në vitin 2019. Ky tregues u ul nga viti paraardhës me 0,8 pikë përqindje për meshkujt dhe 0.4 pikë përqindje për femrat.

Për popullsinë e grup-moshës 25-54 vjeç, niveli i papunësisë u rrit në 11.4 %, nga 10.6 % që ishte në vitin 2019. Të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë as në punësim e as duke vazhduar shkollën apo ndonjë trajnim përbëjnë 27.9 % të të rinjve gjithsej për vitin 2020. Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të lartë të rinjve që nuk janë as në punë as në shkollë.

Shqipëria vuan nga nivele të larta të informalitetit në tregun e punës, sidomos në sektorin bujqësor, i cili e vijon aktivitetin gati tërësisht në të zezë dhe kontribuon në punësim me rreth 43 % të totalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë