Financa Personale

Në 2019 shqiptarët ulën shpenzimet për ushqimet, i shtuan për duhan dhe pije alkoolike

Shqiptarët gjatë vitit 2019 kanë shpenzuar më shumë për pije alkoolike dhe duhan se vitin paraardhës (2018-të).

Sipas INSTAT, familjet shqiptare kanë shpenzuar vitin e kaluar mesatarisht 3.077 lekë  në muaj për duhan dhe pije akoolike me një rritje prej 16,4 % krahasuar me vitin 2018.

Teksa kanë ulur shpenzimet mesatare mujore për ushqime me 2,5 %.

Familjet shqiptare kanë shpenzuar për ushqime  gjatë 2019-ës 33.952 lekë në muaj krahasuar me 34.837 lekë që shpenzonin mesatarisht në muaj gjatë vitit 2018-të.

Gjatë vitit të shkuar familjet shqiptare kanë rritur shpenzimet gjithashtu për veshje dhe këpucë me 31,5 %, për banesën dhe fatura të tjera me 3,8%, mobilim shtëpie me 11,8%, shëndet 10,3 %, komunikim 10,2 %, argëtim dhe kulturë 54,3%, arsim 10,1%, restorante dhe hotele 11,8%.

Përpos ushqimit, familjet shqiptare kanë ulur gjithashtu edhe shpenzimet mesatare mujore për transport me 5,5%.    


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë