Lajme

Në 1 javë në Tiranë, 37 shoferë të arrestuar, 157 leje drejtimi të pezulluara

Për shkak të numrit të madh të aksidenteve me vdekje, Policia Rrugore e Kryeqytetit, gjatë javës, ka shtuar kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve, etj.

Policia thotë se nga kontrollet janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 157 leje drejtimi.

“Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”, thotë policia.

Po ashtu, policia njofton se janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori, 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/179842373329051/?__xts__[0]=68.ARDBVtAELP0NY1g6FvONNqRHwuuWSle1U3sT_-s69GhWN-gpEI3IvKKT-Mku1EgaA8X2mcrxxavrUbWcbOYfQgVZZSAmWE4ct12O-FepehK-Uh9YqLoza8fRBZIzLVt9fOzPO5sUq38mJvsHL_XbnxV3Yzg9BgcLozEmo9Jmymf1lIM5TImrEJpEXEI-o18ZIsW9dJ5ng3A-mVIfc9MfCeONNzFCEnDfGwnaju2NyWKHYkZhE0LzRygwD-9THS6kzXN226ccyyW0wpPTu5iUOqhcXIQ8D84ziGh5U4yGbJQvFtJAHd7chbE4dc6zkHsbJJoHw4sJVtvd_GZIt23vIaTbbNop_RXWdJluFJw_&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë