Lajme

Ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Në 3 të mëngjesit të së djelës rikthehet ora diellore. Akrepat kthehen një orë pas, që do te thotë se do të flemë një orë më shumë. Ndryshimi I orës ndodh dy herë në vit, në javën e fundit të marsit dhe javën e fundit të tetorit. Ndryshimi i orës ka nisur të aplikohet për herë të parë në vitet 1900 dhe erdhi si propozim për të kursyer energjinë, duke i shtuar ditës 1 orë më tepër në ndryshimin e orës në të dielën e fundit të marsit. Ndërkohë në BE ka një diskutim që ora të mos ndryshojë më, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë