Lajme

Ndryshimi i kufirit,Vuçiç: S’ka zgjidhje të lehtë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për dialogun me Kosovën dhe Asosacionin e Komunave serbe, është shprehur se nuk ka zgjidhje të lehtë për Kosovën.

Gjatë mandatit të tij, ai tha se do të merret me çështjet më urgjente, vendimtare dhe më të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë.

“Kjo është një zgjidhje për të ardhmen e Kosovës. Nuk ka zgjidhje të lehtë, as nuk do të ketë”, shpjegoi Vuçiç.

“Për fat të keq, shqiptarët me pëlqimin e heshtur ose pa kundërshtim të qartë të BE-së, nuk e kanë përmbushur obligimin e vetëm, që është formimi i ASK-së”, deklaroi ai.

Sipas tij, Serbia ka insistuar në formimin e ASK-së. Ai sërish ka bërë apel te serbët në Kosovë që të jenë “të qetë dhe mos të bien në provokime të mundshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë