Lajme

Ndryshimet në qeveri, Rama: Hap drejt fitores në zgjedhjet lokale

Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e sotme t’i përgjigjet të gjithë atyre që e kanë kritikuar, akuzuar apo dhe ironizuar për ndryshimet e bëra në qeveri gjatë asamblesë së PS-së.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kreu i qeverisë shprehet se, sot PS ka hedhur një hap të madh drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme lokale.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë) S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt. Krenar për PS”, - është komenti i Ramës në rrjetin social.

Ai i kryeministrit, është një riformatim që prek më shumë se gjysmën e kabinetit, duke filluar me largimin e numrit dy, zv/kryeministres Senida Mesi, në vend të së cilës shkon Erion Braçe, i vetmi që mori duartrokitjen e Asamblesë.

Mes ministrave, Rama zgjodhi të largojë të gjithë ata që ishin prej 5 vitesh në qeveri, ndonëse vlerësoi punën e tyre për sa është bërë deri më tani. Nga gjithë të tjerët veçoi ministrin e Transportit dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, të cilin e zëvendëson me Belinda Ballukun, ish-shefen e kabinetit kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, aktualisht drejtuese e Albkontrollit.

https://twitter.com/ediramaal/status/1078725193969909761

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë