Rend dhe Ligj

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, 6 emra të rinj

Gazeta Si – Në disa nga strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë bërë lëvizje, duke u emëruar drejtues të rinj.

Janë lëvizje, të cilat vijnë pas emërimit të Taulant Ballës ministër i Brendshëm, ku ai zuri vendin e Bledi Çuçit të larguar disa ditë më parë.

Emrat e rinj në disa Departamente dhe Drejtori:
Vilson Bala – Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
Arben Dashi – Drejtor i Krimeve në Volum në Departamentin e Sigurisë Publike me strukturën e re.
Edvin Ndreu – Shef Komisariati nr.6
Artan Bajraktari - Drejtor i DVP Kukës
Oli Bistri - Specialist te Drejtoria e Krimeve në Volum.
Lutfi Minxhozi - Drejtor i Europol në PSh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë