Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi këtë të premte një mbledhje me Drejtorët Sportivë të 10 klubeve të kampionatit ‘Abissnet Superiore’. Fokusi i kësaj mbledhjeje ishin propozimet mbi ndryshimin e mundshëm të formatit të ‘Abissnet Superiore’.
Për të rritur më shumë nivelin e garës, shikueshmërinë, të ardhurat nga të drejtat televizive e marketing, si dhe për ta bërë kampionatin sa më tërheqës dhe interesant, Federata Shqiptare e Futbollit u ka kërkuar disa javë më parë Departamentit të Garave në UEFA të sjellë disa propozime se si kampionati ‘Abissnet Superiore’ mund të ndryshojë në vijim.
Përfaqësuesit e këtij Departamenti në UEFA kanë sjellë 4 opsione të ndryshme, me disa variante për secilin propozim. Ky material është analizuar nga specialistë në FSHF dhe u është vënë fillimisht në tavolinë Drejtorëve Sportivë të klubeve të ‘Abissnet Superiore’.
Ndërsa nesër, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të presë në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ 10 Presidentët e klubeve të këtij kampionati, për të diskutuar këto propozime. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.