Motosport

Çmimi i Madh i Spanjës, nga 2026 mund të garohet në pistën e Madridit

Gazeta Si – Cirkuiti i Montmelò në Katalonjë ka pritur pa ndërprerje garat e F.1 gjatë 32 viteve të fundit (edhe 2020-ën e pandemisë), por Çmimi i Madh i Spanjës mund të ndryshojë seli nga 2026-a. Pas përfundimit të kontratës aktuale mes Formula 1 dhe organizatorëve të këtij cirkuiti, mund të kalohet në Madrid.

Reporteri britanik Joe Saward bën me dije se për pak vjet gara e Spanjës do të spostohet në Madrid, ose më saktë do të rikthehet aty pas 45 vitesh. Cirkuiti nuk do të ishte në këtë rast një autodrom në sensin klasik, por - si në cirkuitet Zhil Vilnëv në Montreal dhe Albert Park në Melburn, - një pistë gjysmëpermanente në priferi në kryeqytetit spanjoll.

Nëse ndodh kështu, pista e re do të ishte jo më shumë se 15 kilometra nga cirkuiti i Jarama, që ka pritur 11 edicione të Çmimit të Madh të Spanjës. Ka pasur kryqëzime të shpeshta mes Madridit dhe Katalonjës, pa harruar 5 edicionet e Jerez de la Frontera (Andaluzi).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë