Lajme

Ndotja e mjedisit, Policia e Krujës arreston 9 persona

Ndotja e përsëritur e mjedisit ka bërë që 9 shtetas, të gjithë banues në Krujë, të arrestohen. Policia e Krujës i ka ndaluar këta shtetas, pasi gjatë punës për prodhimin e gëlqeres në furrat në pronësi të shtetasit Ilir Babasi, kanë përdorur për djegie materiale sintetike dhe plastike, duke vënë në rrezik jetën e banorëve të zonës me ndotjen e jashtëzakonshme të mjedisit. Për djegie janë përdorur gjithashtu edhe goma makinash dhe mbetje fasonerie.

Shtetasit e ndaluar nga Policia e Krujës janë Mirgen Sheta, 37 vjeç; Lulian Agiçi, 38 vjeç; Atdhe Sula, 43 vjeç; Bajram Sula, 64 vjeç; Ilir Sula, 34 vjeç; Liradin Kraja, 61 vjeç; Fatmir Shullazi, 47 vjeç; Ilir Babasi, 48 vjeç; Dalip Islamaj, 49 vjeç.

Policia ka sekuestruar edhe një kamion të ngarkuar me mbetje fasonerie. Pronari i furrave të gëlqeres, Ilir Babasi, është një nga të arrestuarit. Për të Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Krujës ka marrë në dorëzim materialet për veprën penale të “ndotjes së ajrit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë