Muzike

Ndoshta kitara ka vdekur …

Vetëm dy vjet më parë, një artikull i The Washington Post, deklaroi “vdekjen e ngadalshme dhe sekrete të kitarës elektrike”. Në artikuj përmendej, një rënie e shitjes së instrumentit, nga 1.5 milionë në vit në 2017 në më pak se një milion një dekadë më vonë. Raporti pastaj u bë teme e pyetjeve të shumta të Eric Clapton, njëri prej instrumentistëve më të mirë në botë, kur tha se “ndoshta kitara ka vdekur”.
Megjithatë nëse do të shikojmë më pas listën e çmimeve “Mercury” (çmimi vjetor i muzikës dhënë për albumin më të mirë të lëshuar në Mbretërinë e Bashkuar) të këtij viti, shumica e albumeve të zgjedhur kishin përdorim të gjerë të këtij instrumenti.

Pra, çfarë po ndodh saktësisht me kitarën?
Në fund të viteve '90, nuk mund të mos i njihnit “grupet me kitarë”, shumë prej të cilave u grumbulluan në epokën që tashmë njihet si “landfilli i Indisë”. Por grupe të veçanta si Razorlight, Kooks, Detectives Pigeon, Wombats, Fratellis, Libertines, ishin një sinonim i kitarave dhe papritur ajo u kthye në instrumentin më të vlerësuar në atë kohë. Një pjesë e problemit të “humbjes” së kitarës, është dhe fakti që ky instrument përdorej vetëm për një zhanër. Për shembull kur grupi Kasabian, pretendonte se do të ruanin muzikën e kitarës, gjatë promovimit të tyre të fundit në kanalin muzikor NME, ata renditën 10 melodi të reja me kitarë që do t’i gëzonin njerëzit dhe u shprehën se duhej diçka revolucionare për këtë instrument, ndërkohë që shumë prej muzikantëve të vjetër ankohen se brezat e rinj nuk ia dinë vlerën instrumenteve.

https://www.instagram.com/p/Bu6Df-GDLLa/?utm_source=ig_web_copy_link

“Është e çuditshme të jesh një interpretues, muzikant dhe lojtar i suksesshëm, në një botë ku nuk të vlerësojnë,” tha kitaristi i Raconteurs Brendan Benson.
Ai shtoi se, nuk ka të bëjë me faktin se nuk mund të luaj më në instrument, por dikush duhet të kujdeset për kitarën që ai e quan “mbretin e muzikës”.
“Djali im më thotë se përse duhet ta mësoj kitarën. Ai ende nuk e vlerëson se ky instrument është një gjë kaq e bukur, ndërkohë që ai dhe miqtë e tij mendojnë se burrat thjesht duken më tërheqës, kur dinë të luajnë me kitarë. Kjo nuk është thjesht paraqitje, është pasion,”shtoi ai.
Është ende e paqartë se ku ka shkuar trashëgimia muzikore, por të rinjtë nuk e kanë mendjen tek instrumentet, kështu që duhet që të merren me ringjalljen e tyre, përsëri ata që adhurojnë instrumentet. Për shembull Camila Cabello, e cila po merret me trashëgiminë e muzikës kubane, po përpiqet të ngjallë dalë nga dalë trendet e popit me daljen e saj të fundit në skenë “Seniorita” në bashkëpunim me Shawn Mendes dhe kënga hapet me një kitarë. Cabello po bën një gjë të rrallë, për të cilën disa producentë janë ankuar se po ngatërronin zhanret muzikore, por albumi i saj më i mirë është orkestruar më pianon dhe kitarën akustike.

Në Mbretërinë e Bashkuar, artistët e zhanreve të ndryshëm, po gjejnë mënyra për të shtyrë të gjitha meloditë e tyre drejt kitarës. Gjithashtu, kritikët e muzikës kohët e fundit kanë vënë re se grupet e rinj të rokut, si Black Futures dhe Fontaines DC, duken të vendosur për të kthyer nivelin e instrumentit që shihej më parë. Një përfaqësues i Amazons, Mat Thomson, thekson se tani nuk ka “heronj në kitarë” dhe kur bie fjala tek muzika rok, pohoi se e vetmja epokë kur kitara ekzistonte vërtetë ishin vitet 70.
“Kjo nuk do të thotë se ishte hera e fundit që kishim “heronj në kitarë”, pasi djemtë si Jeff Beck, Jimmy Page, mund të çudisin botën e muzikës,” shtoi ai.
Kitaristi Chris Alderton tha se diçka tjetër e vështirë që ka hasur kitara, ishin edhe vitet '80 kur kitara përdorej vetëm në këngët solo. Në një studim të kohëve të fundit, 50 për qind e kitaristëve fillestarë ishin gra, të cilat ndoshta ndiheshin më të rehat duke blerë kitarat në internet, por ndërkohë që e dinin se ishin shumë pak të pritura për të luajtur në këtë instrument. Kjo ngjarje tashmë ka filluar të shkatërrojë edhe idenë e “stereotipave” rreth kitarës, të cilët përcaktonin se cilët artistë do të duhet t’i përdorin ato.

https://youtu.be/Pkh8UtuejGw

Një tjetër problem sipas ekspertëve është se shumica kompanive të mëdha të kitarave, tashmë kanë dështuar në marketingun e tyre, sepse kanë nisur duke realizuar edhe instrumente të tjera. Nuk është rastësi se këngët më virale të dhjetëvjeçarit të kaluar, Despacito dhe Old Town Road, të fillojnë më një tingull kitarash këngët e tyre, por këto këngë më shumë morën vëmendjen për vendin ku u krijuan sesa për meloditë e kitarave.
"Këngët u transmetuan një trilion herë në 2018. Ka një “uri” për të gjitha format e muzikës dhe shumica dërrmuese e saj përbëhet nga një instrument, jo nga një kompjuter, kështu që është koha e duhur për të rikthyer një frymë të re,” shprehen ekspertët.
Ndërsa për Dan Smith , instrumentisti i grupit rock “Basile”, muzika moderne është një mori debatesh interesante dhë të gjithë duhet të kontribuojmë për të./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë