Lajme

Ndizet protesta te Astiri, banorët mësyjnë kantierin e “Salillarit” (video)

Protesta e kësaj mbrëmjeje e banorëve të Unazës së Re është përshkallëzuar. Banorët kanë mësyrë kantierin e firmës "Salillari", i cili ka qenë gjatë gjithë ditës i mbrojtur nga forcat e policisë.

Janë shënuar përplasje me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ka pasur disa banorë të shoqëruar në komisariat. Banorët kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë proteste për projektin e Unazës së Madhe që parashikon prishjen e banesave të tyre.   

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/564004014042639/

Ashtu si ditët e tjera, edhe deputetë të opozitës kanë qenë në mbështetje të protestës. Banorët kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës dhe gjithashtu kanë kërkuar dëmshpërblim 100 përqind për banesat e tyre.

Më pas, ata i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave dhe janë konfrontuar me policinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë