Futboll

Ndeshja zero e Covid-19, Valencia me 25 të infektuar

Në fundjavë përfundon karantina e Valencias, një prej skuadrave më të prekura nga koronavirusi. Ka shumë të ngjarë që futbollistë hynë në kontakt me Covid-19 në ndeshjen e San Siros kundër Atalantas, më 19 shkurt. Sipas Radio Marca, edhe pse vetëm tre lojtarë (Garay, Mangala e Gayà) e kanë pranuar publikisht pozitivitetin, gjithsej janë 25 të infektuarit: 10 futbollistë e 15 punonjës të klubit.

Kjo ndeshje e ‘’mallkuar’’ e bëri Lombardinë e provincën e Bergamos një nga zonat më të goditura nga epidemia e Covid-19, aq sa që Mbrojtja Civile ka nisur hetimet mbi ndeshjen Atalanta-Valencia, për të rikonstruktuar mënyrën e infektimeve të para. Tani, pas 15 ditësh, në shtëpinë e Valencias, më në fund mund të kthehet një lloj normaliteti.

Sipas virologut Francescio Le Foche, ndeshja e 19 shkurtit në San Siro mes Atalantës dhe Valencias, e vlefshme për fazën e eliminimeve direkte në Champions League mund të jetë ndeshja zero: "Bergamo është një anomali dhe në atë qytet ka pasur shumë katalizatorë që kanë shkaktuar përhapjen. Mbi 40 mijë veta ishin të pranishëm në stadium, ku mendohet se disa kanë qenë të prekur nga koronavirusi, por asimptomatike. Atalanta-Valencia mund të jetë ‘ndeshja zero. Një çmenduri me porta të hapura, mijëra njerëz që përqafoheshin dhe shtrëngoheshin duke shpërndarë diçka shumë të frikshme. Një terren ideal për virusin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë