Futboll

Ndeshja solidarizuese për tërmetin, "shfaqen" yjet kuqezi

Në datën 10 janar do të luhen dy ndeshje mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe Turqisë dhe Greqisë në “Air Albania Stadium”. Të gjithë të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Nën moton ” Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku” Andi Lila, Igli Tare dhe Lorik Cana do të bashkohen me emra të rëndësishëm të futbollit ballkanas. Ky turne organizohet nga Sindikata e Futbollit me mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërsa po afrohet dita për këtë event, Andi Lila përmes postimeve në rrjetet sociale ka zbuluar lojtarët shqiptarë që do të jenë prezentë në fushë.

Lista:

Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri(Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi(Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Trajne: Ilir Shulku


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë