Propozim i SI

Ndërtuesit e bunkerëve luksozë përgatiten për një skenar apokaliptik

Për disa kriza aktuale është një lloj praktike apo stërvitje për karantinimet afatgjata. Anembanë botës, bunkerët luksozë po ndërtohen për disa fatlumë që të mund t’u mbijetojnë katastrofave dhe shkatërrimeve të ndryshme

Bradley Garrett* - I fshehur mes misrave të Kenzasit të Misurit në ShBA dallohet nga larg një si kodër e vogël e gjelbër. Kjo kodër është e rrethuar nga një gardhë hekuri ushtarak dhe nën hijen e një turbinë të madhe ere afër kësaj kodrëzë qëndron një roje sigurie i i kamufluar me mitraloz që sheh përtej gardhit për keqadashës apo individë të padëshiruar që mund të duan të futen brenda zonës së mbrojtur. Por ajo çfarë në të vërtetë fshihet brenda kësaj kodrëze është një bunkier.

Bunkieri i Zotit Larry Hall
Personeli ushtarak përgjegjës për sigurinë e objektit

Të huajve, dikujt, kjo zonë kaq mirë e mbrojtur e me kamera sigurie mund t’i duket si një strukturë sekrete qeveritare dhe në të vërtetë kështu ka qenë dikur. Por tani është rinovuar e në zotërimin e Larry Hall, një kontraktuesi të mëparshëm qeveritar, ndërtuesi pronash të patundshme dhe besuesi se një ditë një katastrofë mund t’i kanosët planetit tonë. Zoti Hall e ka blerë këtë pronë në 2008-n dhe e ka transformuar në kullë për së mbrambthi 15 katëshe (pra kemi të bëjmë me një “tokëgërvishtës”, e tërë kulla qëndron nën tokë). Kjo hapësirë është e dizenjuar për të ruajtur 75 njerëz e brenda një periudhe kohore 5-vjeçare . Përpara se të blihej nga zoti Hall kjo hapësirë ka qënë bazë ushtarake nga e cila lëshoheshin raketa balistike ndërkontinentale me një fuqi 100 herë më të madhe se bomba e lëshuar në Nagasaki të Japonisë.

Larry Hall shprehet se kompleksi i bunkierit është një "eksperiment në arkitekturë" Foto : Bradley Garrett

Një histori e shkurtër e mbijetesës

Gjatë periudhës së luftës së ftohtë shumë njerëz besonin se një luftë atomike mund të niste midis dy fuqive të mëdha, Rusisë dhe ShBA-së si dhe mbase një katastrofë natyrore mund t’i kanosej njerëzimit. Kështu këta individë nisën të investonin në prona të patundshme të afta për t’i bërë ballë luftrave më bomba bërthamore si dhe katastrofave natyrore.

Foto nga Arizona Starte University Biosphere 2

Godina e mbijetesës
Kur zoti Hall më mori për një tur të godinës së tij në 2018-n ai më shpjegoi se e tërë ideja pas kësaj stukture ishte që të mund të ndërtohej një hapësirë për të jetuar si në shtëpi dhe e aftë për t’i mbijetuar sulmeve më të forta të mundshme. Zoti Hall e quajti këtë strukturë të sigurt, të vetë-qëndrueshme dhe ekuivalentin nëntokësor të projektit “Arizona State Universisty Biosphere 2”.

Foto nga projekti Biosphere 2

Biosfera 2 ndryshe e njohur si “Arka e Shtëpisë Serrë” ka qënë një prej projekteve më ambicioz. E tëra kjo strukturë ka pasur shtatë “bioma” (bioma është një hapësirë e madhe me florë e faunë) nën xham. Në 1991 një grup prej katër burrash dhe katër grash u kyçën brenda kësaj strukture për të parë nëse mund të mbijetonin dot në këtë sistem të mbyllur për dy vite. Ky eksperiment përfundoi me armiqësi brenda shkencëtarëve që ishin pjesë e këtij ekipi, kequshqyerje dhe me degradime sociale e natyrore sipas njërit prej anëtarëve origjinalë të izoluar. Por zoti Hall ishte i sigurt se mund ta përmirësonte këtë model.

Një prej pishinave në brendësi të kompleksit të Larry Hall

Hall shprehet për kullën e tij se kjo është një hapësirë plotësisht e mbyllur dhe e sigurt. “Njerëzit mundohen të ndërtojnë sisteme të këtilla në fermat e tyre por ato infiltrohen nga lloj lloj kafshësh, insektesh si dhe nga shiu e era.
Por një pronë e këtillë nuk është e lirë për t’u zotëruar. Blerja e një suite brenda “tokëgërvishtësit” të Hallit kushton rreth 4.5 milionë dollarë ndërsa një apartament që është sa gjysma e një kati kushton 1.5 milionë dollarë.

Planimetria e bunkierit kompleks

Interesant është fakti se të gjitha hapësirat brenda këtij shumëkatëshi janë blerë. Kështu zoti Hall po ndërton një strukturë të ngjashme si kjo 20 minuta më larg. Kjo tregon se ka një tendencë në rritje të njerëzve që besojnë se diçka me përmasa katastrofike mund të ndodhë në të ardhmen mbi njerëzimin.

Dyert brenda kësaj godine peshojnë rreth 7.2 tonë secila dhe hapen e mbyllen sipas një sistemi elektronik të komanduar nga një personel apostafat për sigurinë e objektit. Brenda godinës ndodhen filtra ajri në mënyrë që të mund të filtrohet ajri në rastin e një shpërthimi nuklear, sëmundjeje biologjike apo diçkaje kimike në afërsi të sipërfaqes së godinës. Secili prej filtrave mund të pastrojë rreth 57,000 litra ajër në minutë e ka kushtuar 30,000 dollarë secila. Halli shprehet se secila prej pjesëve të kesaj godine që mbron jetën e banorëve është blerë nga ushtria për të qënë sa më e sigurt.

Njëra prej hyrjeve në brendësi të bunkierit

Ekipi i Hallit gjithashtu ka menduar e për ujin brenda kësaj godine. Në afërsi të kësaj godine është çpuar në thellësine prej 91 metrash një pus gjeotermal i cili shpërndan ujë në tre çisterna prej 113,500 litrash secila që mund të përdoren nga banorët e pallatit. Uji që vjen nga pusi nëntokësor filtrohet përmes një sistemi që mund të filtrojë rreth 45,000 litra ujë në ditë.

Krahas ujit Larry ka menduar e për sistemin elektrik. Godina ka një rezervë prej 386 baterish nëndetësesh me një jetesë mesatare prej 15-16 vit. Ndërkohë aktualisht godina operon me 50-60kw e furnizohet me energji elektrike nga turbina e erës që ndodhet në afërsi. Halli shprehet se nuk ka vënë panele solarë në afërsi të godinës pasi këta të fundit janë shumë delikatë dhe kjo zonë njihet për torando të shumta. Madje krahas turbinës së erës, pra nëse i ndodh diçka turbinës së erës, Halli ka menduar të vejë e dy gjeneratorë me naftë  që prodhojnë nga 100kw energji elektrike secili si dhe mund të punojnë për 2.5 vite secili.

Salla e Kinemasë
Brenda supermarketit të bunkierit

Brenda godinës ka hapësira private e publike për komunitetin, si dhe një sallë kinemaje.

Në rastin e një apokalipsi kur njerëzit të futen brenda për t’u strehuar Larry ka krijuar një sistem me punë qarkulluese për banorët. Kjo në mënyrë që njerëzit të jenë të zënë me diçka dhe ata të mund të dinë gjithë operacionet kritike të bunkierit. Ky mësim i erdhi zotit Hall nga projekti Biosfera 2 në të cilin njerëzit nuk jetuan dot në harmoni me njëri tjetrin. Kështu që zoti Hally punësoi një konsultues i cili u mor me gjithë detajet e aspektet e jetesës së komunitet brenda godinës në mënyrë që të kishte bashkëjetesë sa më të mirë. Gjërat u panë në detaj gjer tek ndriçimi i LED-it e ngjyrat e mureve në mëyrë që të shmangej depresioni.

Ping-Pong dhe Rock Climbing brenda bunkierit

“Shpesh njerëzit vijnë këtu e pyesin pse gjithë ky luks me tavolina ping-pongu, bilardo, lojra elektronike, kinema, hapësira për “rock-climbing”, hapësira për qitje, sauna, librarish etj. Por ata harrojnë se ky nuk do të jetë më luks në rastin e një katastrofe por do të jetë diçka për të hequr mendjen që po jeton i izoluar e për të mbijetuar”, shprehet Larry Hall.

 Njerëzit sipas Larry-t duan të merren me diçka se përndryshe bien në depresion, si dhe të ndihen të sigurt përsa i përket ushqimit, ujit, komoditetit të tyre etj.

Palestër brenda bunkierit

Nën 60 metra sipërfaqe të tokës në brendësi të kompleksit të Larryt ndodhet e një supermarket i cili ka ushqime me jetëzgjatje prej 25 vitesh. Brenda supermarketit është dizenjuar çdo aspekt i tij në lidhje me ngjyrat e dekorimet në mënyrë që njerëzit të ndihen sa më mirë brenda tij e mos të mërizten. Gjithashtu do vihet një rregull që secili prej klientëve nuk mund të bleje ushqime për më shumë se 3 ditë, kjo pasi “shopping-u” në vetevete është diçka sociale dhe ne dëshirojmë t’a nxisim këtë bashkëjetesë që të ketë marrdhënie shoqërore sa më të mira midis banorëve.

Dhomat me ekrane LED

Dhomat brenda kësaj godine janë të pastra dhe të personalizuara sipas dëshirave të blerësve. Ato kanë ekrane LED të cilat jo veçse funksionojnë si televizorë por dhe si dritare. Ato në varësi të orës së ditës japin imazhe të mëngjesit, drekës, mbasdites e natës.

Këto hapësira sipas Hallit janë ndërtuar me mëndje për t’i ofruar gjithë kushtet e një jetese normale në momentin që do të bëhet e pamundur për të jetuar në sipërfaqe. Është menduar për kujdesin e shëndetit fizik, psikologjik si dhe krijimin e një jetese sa më të kënaqshme në mënyrë që mos të ketë stres apo pakënaqësira për klientët që do të jetojnë pesë vite të izoluar në këtë komunitet.

Bradley Garrett është gazetar për BBC nga ku është marrë ky artikull, i përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë