Lajme

Ndërron jetë kryebashkiaku i Rrogozhinës

Kryebashkiaku i Rrogozhinës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Haxhi Memolla ka ndërruar jetë papritur këtë të shtunë.

Shkak i vdekjes së papritur të kryebashkiakut 52-vjeçar dyshohet se është bërë një infarkt në zemër.

Memolla ka ndërruar jetë në qytetin e Peshkopisë, ku ndodhej për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Korabit vendas dhe Egnatias së Rrogozhinës. Sipas raportimeve, në pushim të pjesës së parë të takimit ai është zhvendosur për të konsumuar një kafe në një lokal pranë stadiumit.

Këtu Memolla është ndjerë keq, ndërkohë që ndërhyrja e ekipit mjekësor nuk ka arritur që të shpëtojë atë.

Haxhi Memolla e mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës duke pasur në këtë post Beqir Nuredinin e PDIU-së. Nuredini, ndryshe nga një pjesë e bashkive që kontrolloheshin nga opozita para 30 qershorit, nuk e kundërshtoi hyrjen në zyrë të Memollës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë