Politike

Ndasi me PD, Kryemadhi: Të ndajmë qëndrimet partiake nga ato të koalicionit opozitar

Monika Kryemadhi hodhi poshtë edhe njëherë tjetër se ka një dallim thelbësor mes opozitarizmit të LSI-së dhe opozitarizmit PD-së, por foli për deklarata dhe qëndrime publike të ndryshme.

E ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar. Ajo tha se që opozita nuk ka përçarje, por shtoi se mendimet ndryshe në tryezën e opozitës janë mëse normale për aq kohë sa çdo parti ka identitetin e saj.

“Duhet të kuptojmë dy gjëra, është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe është një qëndrim që është shumë i qartë dhe është tjetër gjë se çfarë qëndrimi mban LSI-ja. Mos harroni që është një tryezë e partive opozitare që merr një vendim të unifikuar”, tha ajo.

Kryemadhi i lexon nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman si provë që Edi Rama po rrëzohet.

“Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak nga pak. Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama”, shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë