Muzike

Ndaloni gjithçka, Nicki Minaj sapo hoqi dorë nga muzika

Nicki Minaj surprizoi fansat kur lajmëroi se ajo po largohet nga muzika. Ajo bëri një postim në twitter ku shkroi “Kam vendosur të tërhiqem dhe të krijoj familjen time”, duke e shoqëruar me disa vargje rap “E di që ju jeni të lumtur tani. Për fansat e mi, vazhdoni të këndoni këngët e mia, bëjeni deri në vdekje për mua, sepse askush nuk mund të më kontrollojë. Ju dua përjetë”.

https://twitter.com/NICKIMINAJ/status/1169676721865412608

Nuk u desh shumë kohë që “Barbz”, ushtria e fansave të Nicki-t të reagonin për këtë lajm nga këngëtarja dhe gjithë bota ishte në shok. Pati një breshëri reagimesh, fansa që shkruanin “prit...çfarë” apo “Nicki ndalo kjo nuk është për të qeshur, unë nuk jam gati për këtë”. Disa të tjerë nuk e besonin, madje një fans postoi një video të dikujt që çohej nga toka me mbishkrimin “Nicki duke u rikthyer pas 3 muajsh me një album”.

https://twitter.com/Lightskn_Pantha/status/1169683049451282432

Pra, a po tërhiqet me të vërtetë Minaj? Le të shohim. Në lajmërim, reperja thotë se ajo po tërhiqet “që të ketë familjen e saj”. Nicki është prej disa kohësh në një lidhje me Kenneth Petty, madje është thënë që ata do martohen së shpejti ndaj krijimi i një familjeje mund të qëndrojë si mundësi.

Por aktiviteti muzikor i Nicki-t së fundmi na thotë ndryshe. Albumi i saj më i fundit është ‘Queen’ i cili u publikua në muajin gusht të vitit të kaluar, në qershor të këtij viti ajo publikoi këngën ‘Megatron’ dhe vetëm para dy ditësh ajo u shfaq në videklipin e kwngws ‘Hot Girl Summer’ tw Megan Thee Stallion. Do e krijonte ajo gjithë këtë muzikë të re vetëm për të dhënë dorëheqjen më pas? Por përsëri, disa lëvizje të tjera të reperes na thonë se ajo është gati ti ngadalësojë gjërat. Vitin e kaluar Nicki anuloi turneun e saj në Amerikën e Veriut dhe tha se turneu do zhvillohej në muajin maj të vitit 2019 por nuk u bë. Vetëm koha, ose një postim tjetër në twitter do na tregojë nëse kjo dorëheqje është e vërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë