Kosova

Ndalimi i dinarit / Hovenier takon Kurtin: Nëse nuk shtyhet vendimi do të ndikohen raportet SHBA-Kosovë

Nga Gazeta 'Si'-Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të hënën (5 shkurt) se ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për heqjen e dinarit serb.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rregullorja e BQK-së parashikon që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

Hovenier ka thënë se ndonëse Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit, SHBA-ja beson që duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re.

“Ne natyrisht se përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”.

I pyetur nëse Qeveria amerikane mund të marrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, Hovenier ka thënë se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë