Njerez

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Servet Pëllumbi ka luajtur një rol kyç në zhvillimet politike të Shqipërisë gjatë këtyre viteve të demokracisë.

Ditën e nesërme, 6 maj, do të mbahet ceremonia mortore.

Arkmorti do të mbërrijë në Sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Homazhet në nder të Pëllumbit do të nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.

Në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit. Shoqërimi do të bëhet sipas protokollit shtetëror. Ndërkohë në orën 13:00 bëhet nisja e trupit të Pëllumbit për në Varrezat e Sharrës në kryeqytet.

Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe karriera e tij përfshin disa mandate si deputet, por edhe kryetar Kuvendi.

Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë