Muzike

Ndahet nga jeta mbreti muzikës Surf Rock

Mbreti i muzikës Surf Rock, Dick Dale ka vdekur në moshën 81 vjeçare. Dale është i njohur për stilin e tij muzikor, për të cilin ishte i frymëzuar nga The Beach Boys dhe Jimi Hendrix. Menaxheri i tij, konfirmoi se Dale kishte vdekur të shtunën në mbrëmje. Shkaqet ende nuk dihet, por thuhej se prej një kohe shumë të gjatë kishte probleme shëndetësore. Ndër të tjera ai shprehet se vdekja e Dale është një ditë e trishtuar për muzikën rock’n’roll.


Fansa dhe producentë të ndryshëm shprehën keqardhjen e tyre për vdekjen e një prej muzikantëve më të suksesshëm që ka njohur bota muzikore.

Dale lindi në Massachusetts në vitin 1937 nga një baba libanez dhe një nënë polke.
Muzika e tij instrumentale u ndikua nga trashëgimia që kishte. Tingujt përçonin një ndërhyrje të melodive të Lindjes së Mesme dhe amerikane, të cilat nuk ishin të zakonshme për muzikën rok.
Kur ishte 17 vjeç, familja e tij u zhvendos në Kaliforninë jugore dhe aty filloi karrierën e tij, fillimisht me një kitarë të cilin e bleu nga miku i babit të tij për tetë dollarë.
Pas një veprimtarie të gjatë, ai u tërhoq nga muzika në vitin 1966 për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Në pamundësi për të krijuar muzikë, u kthye në një aktivist për mjedisin dhe kujdesej për kafshë të ndryshme në shtëpinë e tij.
Ai i’u rikthye muzikës në vitet 1980 dhe vazhdoi rrugëtimin, përkrah tingujve që adhuronte deri në vdekjen e tij, edhe pse kundër këshillës së mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë