Muzike

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur grek, Vangelis

foto e kompozitorit

Nga Gazeta Si - Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare kompozitori dhe muzikanti grek Vangelis, i njohur mbi të gjitha si autor i kolonave zanore të “Blade Runner” dhe “Chariots of Fire” film për të cilin shkroi një këngë që u bë shumë e famshme dhe e njohur dhe për të cilën fitoi Oscar në 1982.

Një zëdhënës i tij, ndërsa ka dhënë lajmin, tha se Vangelis vdiq në një spital francez ku po trajtohej.

Vangelis, emri i vërtetë i të cilit ishte Evángelos Odysséas Papathanassíou, lindi në 1943 në Volo të Thesalisë. Ai u interesua për muzikën kur ishte shumë i vogël, por pavarësisht kësaj ai e mësoi atë në mënyrë autodidakte, duke e pretenduar më vonë në vitet në vijim se muzika përmirësonte aftësinë e tij krijuese. Midis viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë ai jetoi mes Parisit dhe Londrës dhe ishte pjesë e skenës së kohës, më pas në fillim të viteve tetëdhjetë erdhi suksesi me “Chariots of Fire” me këngën e Vangelis në sfond.

Vangelis formoi bendin e tij të parë më 1963, të quajtur Forminx e që luanin muzikë pop të kohës: tempo të lartë të rock’n’roll, balada gjithëpërfshirëse dhe krijonin versione të ndryshme të këngëve të Beatles, me Vangelis që krijonte linjat.

Grupi u shpërbë më 1966 dhe Vangelis u bë shkrues i teksteve dhe producent, duke punuar për këngëtarë të tjerë dhe duke bërë kolona zanore për filmat grekë. Dy vite më vonë, ai niset për në Paris ku formon kuartetin e rokut të quajtur “Aphrodite’s Child” me emigrant grek përfshirë Demis Roussos. Kënga e tyre “Rain and Tears” ishte hit në Europë, duke qenë në top listat franceze, belge dhe italiane, kurse në Britani kishte hyrë në mesin top 30 këngëve më të dëgjuara.

Grupi i ri i Vangelis do të shpërndahej përsëri dhe ai do të vazhdonte të shkruante partitura për filma të ndryshëm gjatë viteve 70-të dhe 80-të ku arriti majat e tij në aspektin komercial. “Chariots of Fire” është kolona zanore e përjetshme e Vangelis.

“Muzika ime nuk përpiqet të ngjallë emocione si; gëzimi, dashuria apo dhimbja që përjeton publiku. Ajo udhëton me imazhin, për shkak se unë punoj me momentet”, do të shpjegonte ai.

Kolona e tij për “Blade Runner” është po aq e fuqishme ku ai evokon versionin e keq të së ardhmes në Los Anxhelos, ku robotët dhe njerëzit jetojnë në mënyrë të sikletshme afër njëri-tjetrit, ku ai përdorë nota të gjata.

“Ka rezultuar të jetë një film shumë profetik – ne jemi duke e jetuar botën e Blade Runner pak a shumë tani”, ka thënë ai më 2005.

Në këtë dekadë ai bëri kolonën zanore të filmit fitues të Palmës së Artë të Costa-Gavra, dramën Missing, në të cilin film luajnë Jack Lemmon; pastaj bëri kolonën zanore të dramës së Mel Gibson dhe Anthony Hopkins, The Bounty. Më parë ai kishte punuar me regjisorin e Blade Runner, Ridley Scot – në filmin e vitit 1992 “1492: Conquest of Paradise”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë