Lajme

Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Tiranës e Kombëtares

Ndërron jetë një nga legjendat e futbollit shqiptar dhe ekipit kombëtar.

Hyka gjithë karrierën e tij futbollistike e ka kaluar në klubin e tij të vendlindjes “17 Nëntori”, sot klubi i Tiranës, në rolin e sulmuesit.

Skënder Hyka ka lindur në qytetin e Tiranës më 06.09.1944. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në vitin 1968. Nga viti 1957 – 1974, ka luajtur futboll me të gjitha nivelet e Klubit Sportiv “17 nëntori”, që nga ekipet e moshave dhe deri tek skuadra e parë, duke qenë nga futbollistët kryesore të klubit. Nga viti 1967-1974, ka qenë anëtar i ekipit shpresa dhe atij kombëtar në të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Në vitet 1992 – 1995, ka qenë Sekretar i Klubit Sportiv Tirana. Në vitin 1997 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga viti 1992 e në vazhdim, është Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë