Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.
Luan Hajdaraga, një personalitet mjaft i njohur në politikën shqiptare, ndërroi jetë sot në spitalin “Nënë Tereza”.
Ka qenë ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite. Ish-ministri pësoi disa muaj më parë një hemoragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kish vajtur për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.
Ishemia cerebrale e paralizoi, ndërsa u dërgua për mjekim në Turqi. Pas mjekimit ai ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa po kurohej.
Luan Hajdaraga ishte ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1998 – 2000.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.