Lajme

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS, Niko Faber

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i PS për qarkun e Korçës, Niko Faber. Ai ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak mëngjesin e së dielës. Ish deputeti Faber ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist. Edhe pas karrierës në politike, Niko Faber ka qenë tepër aktiv për problematikat e qytetit të Korçës.

Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti dhe ish-ministri i PS, Arben Malaj përmes një statusi në Facebook:

“Një lajm i hidhur për vdekjen e papritur të ekspertit studiuesit dhe deputetit Niko Fabri. Përherë i angazhuar për sfidat e bujqësisë dhe problemet specifike të zonës të tij elektorale. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. I paharruar! U prehtë në paqe! I qofte i lehte dheu i kësaj toke deputetit model, të dashurit Niko Faber! Arbeni’, shkruan Malaj.

https://www.facebook.com/arben.malaj.35/posts/10157539770234075

Ndërsa Presidenti Ilir Meta është shprehur Faber ishte një njeri me kontribut të madh qytetar jo vetëm në Korçë, por në të gjithë vendin. "Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij", shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë