Është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.
Lajmin e hidhur për humbjen e ish-deputetit e kanë bërë të ditur vetë familjarët.
Ismet Ferizaj prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme, e cila sot i mori jetën.
Pak muaj më parë Ismet Ferizaj u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin “Qytetar Nderi” i Kavajës.
Ferizaj ka qenë Deputet dhe themelues i Partisë Demokratike në vitet 1992-1997!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.