Muzike

Ndahet nga jeta basisti i parë dhe themeluesi i Bon Jovi

Nga Gazeta Si - Ndahet nga jeta Alec John Such, batisti i parë dhe një nga themeluesit e Bon Jovi. Pa shtuar detaje për shkaqet e vdekjes, lajmin e vdekjes e ka dhënë grupi amerikan i rrokut, në të cilin Such, i cili vdiq në moshën 70-vjeçare, luajti që nga lindja, në vitin 1983 deri në vitin 1994. “Na ka prekur në zemër lajmi i vdekjes së mikut tonë të dashur, Alec John Such. Ishte shumë origjinal. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte thelbësor për formimin e grupit, - shkroi Bon Jovi në Tëitter. - Të them të drejtën e gjetëm veten falë tij.

Ai ishte një shok fëmijërie me Tico (Torres, bateristi, ed) dhe solli Richie (Sambora, kitaristi, ed) për të na parë live. Aleku ishte gjithmonë i vrullshëm dhe plot jetë. Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy. Do të na mungojë shumë”.

Such ishte larguar nga grupi “Livin 'on a prayer” dhe “Always” në vitin 1994 për arsye personale, duke u zëvendësuar nga basisti Hugh McDonald. Megjithatë, në vitin 2018, ai ishte ribashkuar me ish-shoqëruesit e tij, të udhëhequr nga këngëtari John Bon Jovi, kur grupi u fut në Hall of Fame në Rock & Roll në 2018: me atë rast ai kishte folur me shumë dashuri për periudhën e tij me ta, duke thënë “I dua deri në vdekje dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

Bon Jovi ka publikuar 16 albume në studio dhe tri albume live. Ata kanë shitur më shumë se 130 milionë disqe në mbarë botën, duke i bërë ata një nga grupet më të shitura të rock-ut amerika dhe kanë bërë më shumë se 2700 koncerte në mbi 50 vende për më shumë se 34 milionë fansa. Bon Jovi u fut në Sallën e Famës së Muzikës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2006, dhe në Sallën e Famës të Rock and Roll-it në SHBA në 2018. Grupi mori Çmimin e Meritës në American Music Awards në 2004, dhe Jon Bon Jovi dhe Richie Sambora u futën në Songwriters Hall of Fame në 2009.

Marrë nga Il Corriere della Sera, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë