Njerez

Ndahet nga jeta Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit

Është ndarë nga jeta këtë mëngjes Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit në Përmet.

Teqeja e ringritur mbi rrënojat e tempullit të dikurshëm është një nga teqetë më të vizituara nga besimtarët në jug të vendit.

I cilësuar si njeriu që ringriti nga rrënimi shtëpinë e Zotit, Baba Hekurani e ktheu këtë vend në një vend të shenjtë të njohur në gjithë qarkun e Gjirokastrës e me gjerë.

Me vite të tëra në shërbim të fesë, ai gëzonte respektin e të gjithë banorëve të Përmetit dhe më gjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë