Mendim

“NATO të mbrojë vendet e Ballkanit nga Serbia, Vuçiçit ti tregohet vendi”

Deklaratat e fundit të Beogradit për krijimin e një shteti të madh serb në Ballkan, të ruajtur nga ushtria serbe, ka alarmuar jo vetëm rajonin por edhe ekspertët ndërkombëtarë.

Analisti i njohur amerikan Daniel Serwer thotë se pas këtyre deklarateve, por edhe sjelljeve të vazhdueshme provokuese të Serbisë ndaj Kosovës ka ardhur koha që Washingtoni t’i dërgojë sinjal të qartë presidentit Aleksandër Vuçiç se NATO do të mbrojë të gjithë shtetet fqinje të Serbisë nga agresioni i Beogradit.

Komentet e ekspertit të njohur të politikave të Ballkanit Perëndimor erdhën pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se politika e tij “është që kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve”. Sigurisht, kur foli për kufijtë e vendit të tij, presidenti nënkuptoi që kufijtë e Serbisë përfshinin edhe Kosovën.

Disa ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin tha në një tubim të partisë së tij se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “të bashkojnë serbët kudo që jetojnë”.

Sipas Serwer, kjo deklaratë e Vulin, por edhe përgjigjja e Vuçiç duhet të cilësohen si akt agresioni ndaj fqinjëve të Serbisë.

“Vuçiç nuk do të heqë dorë nga rimarrja e Kosovës dhe Bosnjës. Ai do të ishte i lumtur të merrte edhe një pjesë të Kroacisë apo Slloveni Lindore. Ai dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha që Brukseli t’i tregojë kreut serb se BE-ja nuk do të pretendojë më se anëtarësimi është mundësi për një shtet që ushqen ambicie territoriale dhe mos respekt për kufijtë e fqinjëve të vet. Dhe është koha që Uashingtoni të sinjalizojë qartazi se NATO-ja do të mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë. Është koha që BE-ja dhe NATO-ja të përballen me Serbinë”, ka thënë Serwer.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë