Ne rrjet

NATO kërkon anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ekspertët e Aleancës së Atlanikut të Veriut kanë bërë thirrje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, për të shmangur trazirat në rajon.

“Ballkani është një pjesë e rëndësishme e Evropës, jo vetëm në aspektin gjeografik, pasi vendet e rajonit janë gjithashtu pjesë e historisë europiane dhe të ardhmes europiane”, tha presidenti i Fondacionit të NATO-s Alessandro Minuto-Rizzo në hapjen e konferencë të mbajtur posaçërisht për integrimin e Ballkanit në BE. "Prandaj është e rëndësishme që ai të bëhet sa më shpejt pjesë e unionit europian".

Ai nënvizoi se është thelbësore që rajoni të mbetet në qendër të vëmendjes në vitet e ardhshme.

“Ballkani ballafaqohet me pengesa të mëdha në aspektin e përparimit demokratik dhe ekonomik dhe përballet po ashtu me kërcënime të brendshme dhe të jashtme hibride”, u shpreh drejtoresha e Qendrës për Studimet Euroatlantike në Beograd, Jelena Milić. “Politikanët rajonalë po luftojnë me një sërë sfidash të jashtme, përgjatë rrugës drejt integrimit në BE”, shton ajo.

Konferenca e NATO-s për Ballkanin Perëndimor në Bukuresht

Sipas ish-Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Jolevski, forcimi i procesit demokratik, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, krijimi i një ekonomie funksionale kanë qenë dhe janë vendimtare për të gjithë qytetarët e Ballkanit.

Por sipas tij, besueshmëria e mëtejshme e BE-së dhe NATO-s varet nga integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. “Liderët europianë duhet të kuptojnë se rajoni është oborr i brendshëm" i BE-së dhe NATO-s”, tha ai.

"Unë mendoj se BE-ja duhet të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor. Por nëse kjo nuk ndodh, BE-ja do të kryente një krim,”, deklaroi Jolevski.
Shumë raporte të kohëve të fundit kanë theksuar kërcënimin rus ndaj shteteve ballkanike dhe baltike, pasi vizita e presidentit Vladimir Putin në Serbi, premtimet për investime atomike dhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj influencës perëndimore duket se kanë alarmuar zyrtarët e NATO-s.
Po ashtu edhe Komandanti Suprem i NATO-s në Europë ka ngritur se fundmi alarmin se situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë, duke paralajmëruar se vendet e rajonit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë.

Sipas Scaparrottit, Ballkani është një rajon me rëndësi strategjike si për Perëndimin ashtu edhe aktorët e tretë si Rusia dhe Kina. Gjenerali amerikan ka thënë po ashtu se Rusia është konkurrenti më i madh strategjik në Ballkan, që i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e NATO-s si kërcënim kryesor për ambiciet e saj gjeopolitike.

Curtis M. Scaparrottit

“Moska synon të shtrijë ndikimin në vendet periferike, për të minuar solidaritetin e NATO-s dhe për të shkelur rregullat në të cilat bazohet rendi ndërkombëtar” tha ai Sipas tij, përpjekja e fundit e Moskës për ndërhyrje duke se do të vije më rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve duhet të çojë në arritjen e një zgjidhjeje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në pritje. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik” ka thënë gjeneral Scaparrotti, duke nënvizuar faktin se Rusia e kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran ndërkaq përmes ndihmës politike, ushtarake dhe ekonomike mundohet të ruajë ndikimin e saj në Serbi.

Ekspertët perëndimorë janë mjaft skeptikë, duke ngritur alarmin se më pas Moska, e ndihmuar nga klientët e saj ballkanikë, do të dominojë skenën e Europës Lindore dhe do të intensifikojë përpjekjet e saj për të parandaluar integrimin europian në të gjitha format e tij. Këto forma përfshijnë zgjerimin e NATO-s në Ballkan dhe integrimin e Ukrainës në institucionet ndërkombëtare. Sipas tyre, deri në përfundim të gazsjellësit, Moska do të ketë fituar mjetet e duhura për të korruptuar qeveritë e rajonit, duke shfrytëzuar ndikimin e saj për të mbajtur Ballkani jashtë Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë