Analize

NATO duhet të reformohet shpejt, nëse do të mbetet e rëndësishme më 2030

Pasi presidenti i Francës tha se NATO po vuante “vdekje të trurit” , aleanca kërkoi këshilla se si të qëndrojë e gjallë, ndërsa përballet me sfida të reja nga Rusia dhe Kina.
Zyrat Qendrore të NATO-s, në Bruksel

Steven Erlanger  - Një vëzhgim  i nivelit të lartë në 10 vitet e ardhshme të NATO-s rekomandon ndryshime të rëndësishme për t’u përballur me sfidat e reja të një Rusie agresive dhe një Kine në rritje, që kërkon  riparime për të forcuar kohezionin e aleancës dhe për të koordinuar më mirë me aleatët demokratikë në të gjithë botën.

NATO veproi drejt me  rritjen e parandalimit ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë më 2014-n, thotë raporti i porositur nga aleanca. Por me një sfidë të ngjashme me Perëndimin, që lind nga një Kinë ambicioze dhe autoritare, ajo thotë se aleanca tani duhet të bëjë përparime të ngjashme në anën politike, duke përfshirë arritjen më të qëndrueshme të aleatëve aziatikë,  të shqetësuar për ambiciet e Pekinit.

Duke mbuluar 138 rekomandime specifike në rreth 60 faqe, raporti do të jetë një burim kryesor diskutimi sot, fillimi i një takimi dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s që ka të ngjarë të jetë i fundit për Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Raporti është planifikuar të dalë të martën në mbrëmje, por përmbajtja e tij u përshkrua paraprakisht për The New York Times nga disa njerëz të njohur me ta.

Raporti u kërkua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha një vit më parë se NATO po përjetonte “vdekje të trurit”,  për shkak të mungesës së koordinimit strategjik dhe udhëheqjes Amerikane.

Sipas një diplomati nga një vend i NATO-s, raporti është një lloj shqetësimi për z. Macron por gjithashtu një përpjekje për t'iu përgjigjur kritikave të tij legjitime të një aleance që ka qenë e ngadaltë për të përshtatur strukturat dhe arritjen e saj  dhe ku vendimmarrja është një proces i rëndë dhe shpesh i mundimshëm që pengon reagimin e shpejtë.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg i NATO-s,  e  kishte kërkuar raportin pas komenteve të Presidentit Emmanuel Macron mbi shëndetin e dobët të organizatës për shkak të mungesës së koordinimit strategjik dhe udhëheqjes amerikane.

Një bashkëkryetar i një grupi prej 10 anëtarësh ekspertë, A. Wess Mitchell, u tha ambasadorëve të NATO-s në një konferencë private se raporti tregoi se “NATO është e gjallë dhe godet si në funksionin e saj cerebral,  ashtu edhe në indet e muskujve të saj”.

Në një intervistë, Z. Mitchell, një ish-ndihmës sekretar amerikan i shtetit për Europën, pranoi që citimi ishte i saktë. Ai tha se raporti kishte për qëllim të ardhmen për një aleancë, koncepti i fundit zyrtar strategjik i të cilit ishte shkruar një dekadë më parë, kur shpresohej një lloj tjetër marrëdhënie me Rusinë dhe në të cilën,  Kina as që përmendej.

“Synimi ynë është të jemi të sinqertë në lidhje me sfidat ndaj NATO-s, me një ton optimizmi të bazuar”, tha Z. Mitchell. Mesazhi kryesor, tha ai, është se “NATO duhet të përshtatet për një epokë të rivalitetit strategjik me Rusinë dhe Kinën, për kthimin e një konkurrence gjeopolitike që ka një dimension ushtarak,  por edhe politik”.

NATO, shtoi ai, është “së pari dhe më e rëndësishmja,  një aleancë e demokracive Euro-Atlantike dhe duhet të evoluojë politikisht që të përputhet me evolucionin e saj ushtarak”.

Në këtë botë të re, ndarja e brendshme është e dëmshme, tha Z. Mitchell. “Kjo konkurrencë strategjike i bën skizmat brenda potencialisht më të rrezikshme, sepse ato mund të shfrytëzohen. Por gjithashtu  e vë theksin në kohezionin politik”.

Për këtë qëllim, raporti nuk rekomandon heqjen e parimit të konsensusit të NATO-s, por sugjeron mënyra për të shpejtuar vendimet. Për shembull, vendime të shumta të partneritetit të NATO-s me vende si Izraeli dhe madje edhe Austria po mbahen nga një vend, në këtë rast Turqia. Raporti sugjeron që mosmarrëveshjet e tilla të ngrihen në nivelin ministror,  dhe jo i  lënë me anonimitetin e ambasadorëve.

Kina është një pjesë e rëndësishme e raportit dhe rekomandon ngritjen e një organi konsultativ për të koordinuar politikën perëndimore ndaj Pekinit dhe për të nxjerrë në pah aktivitetet kineze, që mund të ndikojnë në sigurinë perëndimore. Këto përfshijnë çështje si spiunimi, zinxhirët e furnizimit, lufta e informacionit dhe ndërtimi i armëve.

Me ambiciet e saj teknologjike, zgjerimin ushtarak dhe politikat tregtare, Kina nuk mund të shihet më thjesht si një lojtar aziatik, argumenton raporti dhe NATO ka qenë e ngadaltë për t’iu përgjigjur sfidës.

Raporti kërkon krijimin e qendrave analitike më të afta për të studiuar teknologjitë përçarëse dhe ato në zhvillim dhe për të përdorur më mirë inteligjencën artificiale, në mënyrë që aleanca të  mund të rrisë sigurinë dhe parandalimin e saj kundër luftës kibernetike dhe hibride, përtej fushës tradicionale të betejës.

Transporti i kontejnerëve në një port në Qingdao, Kinë. Raporti i NATO-s rekomandon ngritjen e një organi konsultativ për të parë aktivitetet kineze që mund të ndikojnë në zinxhirët e furnizimit global. Kredia ... Agjencia France-Presse - Getty Images
 

Ajo gjithashtu duhet të përdorë ato kapacitete për të përmirësuar luftën kundër terrorizmit dhe për të koordinuar më mirë politikat që mbrojnë anëtarët jugorë të NATO-s, të cilët janë më pak të shqetësuar për Rusinë sesa për terrorizmin islamik dhe luftërat e sponsorizuara nga shteti, si në Libi, që krijojnë migrim të pakontrolluar.

Raporti është gjithashtu i prerë për problemet e aderimit demokratik brenda aleancës, duke argumentuar se me rivalët ideologjikë si Rusia dhe Kina, shëndeti politik i aleancës ka më shumë rëndësi.

Ai rekomandon krijimin e një Qendre të Ekselencës për Qëndrueshmëri Demokratike dhe ripranimin e të gjithë anëtarëve në parimet e traktatit themelues të NATO-s, prologu i të cilit i angazhon ata të mbështesin “parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe sundimit të ligjit”.

Raporti gjithashtu kërkon koordinim më të ngushtë me Bashkimin Europian, si edhe përpjekjet e ambiciet e tij ushtarake. Ai rekomandon një lidhje të përhershme të personelit dhe një inkurajim më të qartë nga NATO të  përpjekjeve të BE-së drejt një mbrojtjeje  më të aftë europiane, për aq sa forcojnë aleancën, kontribuojnë në ndarjen më të drejtë të barrës dhe nuk përjashtojnë vendet aleatë që nuk janë në BE.

Një diplomat i vjetër nga një vend i NATO-s e quajti raportin gjithëpërfshirës, ​​një themel prej të cilit Z. Stoltenberg mund të ndërtojë rekomandime për udhëheqësit politikë nga aleanca për takimin e tyre të ardhshëm të samitit, që pritet në fillim të vitit të ardhshëm. NATO pritet, siç kërkon raporti, të miratojë përgatitjen e një koncepti të ri strategjik për të zëvendësuar atë të vitit 2010.

Bashkimi Europian tashmë ka filluar përgatitjet për të punuar me një administratë të re,  të Biden. Komisioni Europian dhe Këshilli Europian po studiojnë propozimet për të punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara për çështje të tilla si shëndetësia dhe pandemitë, tregtia, klima, mbrojtja e të dhënave,  zbatimi i antitrustit dhe kontrolli i investimeve të huaja të ndjeshme, që synojnë veçanërisht Kinën.

Për raportin e NATO-s, z. Mitchell dhe bashkëkryetari i tij, Thomas de Maizière, një ligjvënës gjerman dhe ish-ministër i mbrojtjes, u bashkuan me ekspertë të tjerë nga vende të ndryshme të NATO-s, duke përfshirë Hubert Védrine, një ish-ministër i jashtëm francez; Marta Dassu, një ish-zv / ministre e jashtme italiane; dhe Tacan Ildem, një diplomat i lartë turk dhe ish ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për diplomacinë publike.

Grupi u takua praktikisht në shumë sesione me politikanë, diplomatë dhe ekspertë dhe e miratoi raportin me konsensus./ New York Times/ Në shqip Gazeta Si/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë