Futboll

Natë ëndrrash për Valentin Kastelanos, ndëshkon Real Madrid me 4 gola

Gazeta Si – Fitore e bujshme e Xhironës ndaj Real Madrid, 4-2, falë ‘pokerit’ të Valentin Kastelanos. Argjentinasi ishte protagonist absolut me 4 golat e shënuar në minutat 12', 24', 46' dhe 62.

Një mbrëmje ëndrrash për Xhironën dhe sulmuesin e saj. Një fitore e paharrueshme ndaj një prej skuadrave më të mëdha të Europës. Real Madrid rrezikon të shkojë në -14 pikë nga Barcelona, që tashmë është një hap larg titullit kampion në La Liga.

"Taty" ishte njeriu i ndeshjes, që e zhbllokoi vetëm pas 12 minutash me një goditje me kokë. Në të 24-ën ai dyfishoi shifrat, pas një topi të gjatë dhe një të djathte të saktë në portën e Lunin.

Reali luajti pa Benzema në këtë ndeshje. Vinicius rihapi ndeshjen në 2-1 në pjesën e parë, por sapo nisi pjesa e dytë sërish Kastelanos ndëshkoi Realin me golin e tretë. Në minutën e 64-t ai kompletoi ndeshjen perfekte me golin e 4-t personal, duke shkuar kështu në kuotën e 11 golave në total në kampionat.

Pesë minuta para fundit Lukas vetëm së shkurtoi diferencën e golave në 4-2. Me këtë humbje Realit i mbetet vetëm të mbrojë vendin e dytë, që i kërcënohet nga Atletiko Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë