Futboll

Natë acaruese për Milanin, tifozët e Napolit këndojnë para hotelit deri në mëngjes

Gazeta Si – Rreth 200 tifozë të Napolit e kanë kaluar natën pranë hotelit të Milanit. Ata kanë tentuar të mbajnë zgjuar lojtarët dhe stafin kuqezi para ndeshjes së sotme ne Champions me Napolin.

Milani kishte zgjedhur të akomodohej në ‘Hotel Vesuvio’, ku gjatë natës janë kënduar kore kundër Maldinit, Leaos, Zhiru dhe veçanërisht kundër Teo Hernandez. Fishekzjarre dhe zhurmë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tifozët napoletanë mbanin edhe një flamur për të shoqëruar koret pro-Osimhen.

Tifozet e Napolit gjate nates. Gazeta Si, 18 prill 2023

Milani e priste një situatë të tillë, por për shkak të udhëzimeve të UEFA-s, ka mbërritur në qytet një ditë para dhe jo ditën e ndeshjes, ndryshe nga ndeshjet e kampionatit.

Klubi e ka parë të arsyeshme që dhomat e lojtarëve të ishin në pjesën e pasme të hotelit, pasi ‘koncerti i natës’ ishte parashikuar. Kjo sfidë Championsi rikthehen në vëmendje ndeshjen e 1 majit 1988, vendimtare për titullin e Milanit të Sakit.

Milani në atë rast zgjdhi ‘Jolly’, hotelin napoletan me dhoma më lart se kati i 30-të dhe shpërndau tapa veshësh për lojtarët. Momenti më dramatik para asaj ndeshjeje nuk ndodhi gjatë natës, me fishekzjarret dhe koret, por në mëngjes. Kuqezinjtë nuk po gjenin dot Marko Van Bastenin, i cili kishte mbetur në ashensor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë