Muzike

Nata e parë e Eurovision, 10 shtetet e para që shkojnë në finale. Edhe Rita Ora në skenë

Nga Gazeta Si - Me gjysmëfinalen e parë të martën më 9 maj (drejtpërdrejt nga Liverpool Arena në Liverpool), ka nisur zyrtarisht gara për finalen e Eurovision Song Contest 2023, e planifikuar për të shtunën më 13 maj.

Pesëmbëdhjetë shtetet e para që performuan ishin Norvegjia, Malta, Serbia, Letonia, Portugalia, Irlanda, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Azerbajxhani, Republika Çeke, Holanda dhe Finlanda, nga të cilat vetëm dhjetë do të kenë akses në finale dhe do të përballen me “pesëshen e madhe” Francën, Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, plus fituesen e vitit të kaluar, Ukrainën.

Pas performancës hapëse nga Julija Sanina, lidere e grupit ukrainas “The Hardkiss” si dhe prezantuese e eventit së bashku me Alesha Dixon dhe Hannah Waddingham, filluan njëra pas tjetrës performancat e tyre pesëmbëdhjetë shtetet në garë.

Koncerti u drejtua nga Alesha Dixon, Julia Sanina dhe Hannah Waddingham

Shteti i parë që doli në skenë ishte Norvegjia, duke konkurruar me Alessandra dhe këngën “Queen of Kings”, ndërsa e dyta Malta, e përfaqësuar nga grupi “The Busker” dhe kënga “Dance (Our oën party”) dhe e treta Serbia me Luke Black dhe këngën “Samo mi se spava”.

Vazhdojnë sërish shtetet e tjera në garë Letonia me “Sudden Lights” dhe këngën “Aijā”; Portugalia me Mimicat dhe këngën “Ai coração”; Irlanda me Wild Youth dhe këngën “We are one”; Kroacia me Let 3 dhe këngën “Mama šč!”; Zvicra me Remo Forrer dhe këngën “Watergun”.

Dhe përsëri, një sërë artistësh të tjerë pa humbur shumë kohë, Izraeli i përfaqësuar nga Noa Kirel me këngën “Unicorn”, Moldavia e përfaqësuar nga Pasha Parfeni dhe këngën “Soarele si Luna”, Suedia me fituesen e vitit 2012 Loreen dhe “Tattoo”, Azerbajxhani me TuralTuranX dhe “Tell me more”, Çekia me grupin Vesna dhe “My sister’s cloën”, Holanda e përfaqësuar nga Mia Nicolai & Dion Cooper me këngën “Burning daylight” dhe në fund Finlanda me Kaarija dhe “Cha cha cha”.

Finlanda me Käärijä dhe këngën Cha Cha Cha shihet si sfiduesi më i madh i Loreen-it

Pas performancave, këngëtaret Rebecca Ferguson dhe Alyosha dalin në skenën e Liverpool Arena për një duet.

Më pas do të vijë Rita Ora me një përzierje të hiteve të saj. Ajo në fillim u shoqërua nga Sofia, valltare nga Ukraina e cila është refugjate në Britaninë e Madhe e më pas ajo është prezantuar me copëza të hiteve të saj nëpër vite dhe elektrizoi audiencën.

Rita Ora e ftuar në gjysmëfinalen e parë

Rita Ora u shoqërua me shumë balerinë, të cilët sollën edhe koreografi të shkëlqyer.

Në fund të spektaklit është momenti i së vërtetës: vota e jurive kombëtare është eliminuar për gjysmëfinalen (që do të votojnë vetëm në “Finalen e Madhe”), fati i konkurrentëve dekretohet drejtpërdrejt nga publiku me televotim me mesazhe, telefonata ose aplikacion dhe për herë të parë në historinë e Eurovizionit, votimi është global, kështu që edhe vendet që nuk janë në garë do të mund të shprehin preferencat e tyre.

Pas mbylljes së votimit rezultoi se Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Republika Çeke, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia u kualifikuan në finalen e së shtunës më 13 maj.

Malta, Letonia, Irlanda, Azerbajxhani dhe Holanda braktisin kështu zyrtarisht konkursin.

Gjysmëfinalja e dytë është caktuar për të enjten më 11 maj ku pjesë e garës do të jetë edhe Shqipëria me Albina dhe familjen Kelmendi dhe këngën e tyre “Duje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë