Motosport

Nascar publikon fotot e litarit të Ku Klux Klan në garazhin e pilotit të vetëm afro-amerikan

Çështja Bubba Wallace vazhdon të krijojë debat e të gjenerojë tension në Shtetet e Bashkuara. Pas shumë kërkesash të ardhura nga tifozët, Nascar ka publikuar një foto të litarit për varje të gjetur në garazhin e pilotit afro-amerikan në Talladega, Alabama, në 21 qershor, duke konfirmuar dyshimet.

Presidenti i serisë së motorëve amerikanë Steve Phelps ka lëshuar një deklaratë në të cilën pranon se “të 29 cirkuitet ku garon Nascar e 1684 garazhet u kontrolluan, vetëm 11 litarë të thurur u gjetën e vetëm një prej tyre kishte lak: ai në garazhin e Bubba Wallace”. Phelps u shpreh i shqetësuar nga episodi, pavarësisht se një hetim i FBI kishte zbuluar se laku ndodhej aty nga 2019 e se nuk mund të ishte një shenjë kërcënimi me sfond racist.

https://twitter.com/jeff_gluck/status/1276188964488003584

Wallace është piloti i vetëm me ngjyrë në Nascar e në javët e fundit ishte një nga mbështetësit kryesorë të lëvizjes Black Lives Matter mes sportistëve amerikanë. Iniciativës së tij i detyrohet heqja e flamurit të konfederatës nga garat, i konsideruar një simbol i skllavërisë e të nënshtrimit dhe shtypjes kundrejt komunitetit afro-amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë