Futboll

Napoli zyrtarizon trajnerin e ri, Rudi Garsia merr drejtimin e kampionëve të Italisë

Gazeta Si - Napoli ka zgjedhur dhe zyrtarizuar trajnerin e sezonit të ri, me të cilin do të kërkojë të mbrojë titullin kampion në Serinë A. Pasuesi i Luçiano Spaletit është Rudi Garsia, që më parë ka drejtuar Romën në Itali.

Së fundi trajneri francez drejtoi Al-Nasr në Arabinë Saudite. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, me anë të një postimi në profilin e tij Tuiter, ku shkruan: "Kam kënaqësinë të njoftoj se Rudi Garsia do të jetë trajneri i Napolit. I uroj mirëseardhjen dhe sa më shumë fat!"

Garsia ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me opsionin për një të tretë. Ai do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuset. Është një njohje e vjetër e futbollit italian, pasi ka drejtuar Romën për dy sezone e gjysmë, nga 2013-a në fillim të 2016-ës. Në atë kohë ka rivalizuar me Juventusin për titullin kampion.

Napoli është skuadra e 9-të në karrierën si trajner për Rudi Garsian, pas Saint-Etien, Dizhon, Le Mansh, Lilë, Olimpik Marsejë, Lion, Al Nasr dhe Roma. Francezi 59-vjeçar preferon skemën 4-3-3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë