Futboll

Napoli në provën e “Olimpicos”

Lazio kërkon fitoren e tretë ndaj Napolit në të gjitha kompeticionet për të parën herë nga sezoni 1994/95 kur drejtohej nga Zdenek Zeman. Atëherë dy fitore i arrinte në Kupën e Italisë. Napoli nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit ndaj Lazio-s në Serie A (1B, 3H), pas 4 fitoreve rradhazi në sfidat paraardhëse. Në dy të fundit as nuk ka shënuar dhe për të fundit herë nuk ka shënuar në tre ndeshje rradhazi ndaj kryeqytetasve në vitin 1948.

Nga ndeshja në fazën e parë që Lazio fitoi 0-1 në transfertë

Mirëpo kryesuesit e kampionatit kanë fituar 8 nga 11 transfertat e fundit ndaj Lazio-s në Serie A (1B, 2H): në të njëjtën periudhë (nga 2013/14) asnjë skuadër tjetër nuk ka fituar kaq shumë ndaj të kaltërve (ndjekin Inter dhe Juventus me 6 fitore). Mgjs Lazio është një nga katër të parat në Serie A pas 24 javëve, ajo ka fituar vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat në shtëpi (2B, 2H), atë ndaj Monza-s. Pas 7 ftoresh rradhazi në Serie A, Napoli barazoi dy ndeshje e fundit; tre barazime rradhazi ata i arritën në Dhjetorin e 2014, me Rafael Benítez në stol. Napoli (9) e Lazio (8) janë skuadrat që kanë fituar më shumë pikë me golat e shënuar pas minutës së 75 në këtë sezon të Serie A. 

Conte, Inzaghi, Gasperini – Top3 në Serie A

Mattia Zaccagni që ka shënuar dy gola e ka dhënë një asist në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Napoli-t në Serie A, është italiani i vetëm që ka shënuar 5 gola e ka shërbyer po kaq assist në këtë kampionat. Giovanni Simeone ka shënuar më shumë gola në Serie A ndaj Lazio-s: 8 (4 prej tyre në një ndeshje, Hellas Verona-Lazio 4-1 në 24 Tetor 2021). Giovanni Di Lorenzo është pranë 200 ndeshjeve në Serie A me Napoli-n (aktualisht 199): që prej debutimit në sezonin 2019/20, vetëm Lautaro Martínez (201) ka luajtur më shumë në kampionatin italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë