Rend dhe Ligj

Gledis Nano zbret në Dhërmi, kërkon dënim maksimal për komisarin që vrau 7-vjeçaren me skaf: Jemi përgjegjës dy herë si polici e shtetit (Video)

Gazeta Si - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, ka kërkuar dënim maksimal për komisarin Arjan Tase, skafi i të cilit goditi për vdekje të miturën J.A., në bregdetin e Potamit. “Ne jemi përgjegjës dy herë si polici e shtetit për këtë ngjarje”, tha Nano një reagim zyrtar.

Nano i kërkoi organeve të drejtësisë “të japin dënim maksimal” për efektivin Arjan Tase dhe u shpreh i vendosur për tolerancë zero ndaj të gjithë punonjësve të policisë të cilët shkelin ligjin.

Gjithashtu njoftoi se është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Policisë Kufitare Vlorë. Nano ishte sot në Dhërmi për të drejtuar vetë aksionin e kontrollit të të gjitha mjeteve lundruese atje.

Vdekja tragjike e të miturës në Potam të Himarës, bindi policinë të shtojë kontrollet dhe të ndërmarrë aksione për sigurinë në plazhe dhe rrezikun nga motorët e ujit.

"Pavarësisht se autori është një punonjës policie, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltë punën, mundin dhe djersën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit, të cilët punojnë ditë dhe natë për të siguruar një ambient sa më të qetë dhe sa më të sigurt për pushuesit, gjatë sezonit turistik veror”, tha Nano.

Deri në këto momente, në të gjithë vijën bregdetare, janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit, nga Ksamili në Velipojë, rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë