Ka ndodhur

Manovra të rrezikshme në det, bllokohen tre mjete lundruese në Sarandë

Gazeta Si - Një ditë pas tragjedisë në Himarë, ku skafi me drejtues komisar Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren, policia e Sarandës ka bllokuar 3 mjete tjera lundruese.

Policia thotë se pronarët e 3 mjeteve lundruese “Jet ski” janë ndëshkuar për manovra të rrezikshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”.

Policia kufitare e Sarandës ka marrë videot e filmuara nga turistët dhe ka identifikuar  tre mjetet “Jet Ski”.

Mësohet se është ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë 24-vjeçari me iniciale R.H., pronari i njërit mjet dhe me 20.000 lekë 21-vjeçarin me iniciale R.Ç., që zotëron dy mjetet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë