Futboll

Naingolan ngrin Konten dhe Interin, kaos në fund të ndeshjes

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e javës së 21-të mes Interit dhe Kaljarit, e zhvilluar në “San Siro”. Zikaltrit arrijnë barazimin e tretë radhazi dhe duket se shpresat për titullin kampion vijnë gjithmonë duke u venitur.

Interi kaloi në avantazh pas 13 minutash me Lautaro Martinez, pas asistit të Ashli Jang, i cili e nisi ndeshjen si titullar. Por 12 minuta para fundit ka ardhur hakmarrja e Raxha Naingolan ndaj Kontes dhe Interit. Belgu ka shënuar nga jashtë zonës, i ndihmuar edhe nga një devijim. Skuadra e trajnerit Antonio Konte humbi disa raste për ta dyfishuar rezultatin dhe tani qëndron në kuotën e 48 pikë. Lacio mund të ëndërrojë tashmë për vendin e dytë, nëse fiton derbin me Romën.

Nga ndeshja Inter-Kaljari, 1-1. Gazeta Si, 26 janar 2020

Në fundin e ndeshjes ka pasur edhe tension e kaos pas ndëshkimit me karton të kuq të sulmuesit Lautaro Martinez. Argjentinasi do të humbasë të paktën ndeshjen e radhës me Udinezen. Vazhdon kështu momenti i keq për Interin, që nuk gjen fitoren prej tri javësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë