Taksa

Nafta pa akcizë, fermerët mund të aplikojnë deri në fund të marsit

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimit për përfitimi e naftës pa akcizë nga fermerët deri në fund te muajit mars.

Sipas ministrisë, "ky vendim vjen pas fluksit të madh të aplikimeve nga fermerët, ku deri tai janë regjistruar 15.120 fermerë".

 Procesi i aplikimit online në portalin e-albania për fermerët e regjistruar me NIPT bëhet përmes kartës së identitetit dhe pas aktivizimit nga Tatimet ata duhet të vetëdeklarojnë dokumentat që disponojnë. Ndërkohë ministria thotë se ka nisur të shpërndajë kartat e naftës fermerëve që tashmë e kanë përfituar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë