Futboll

Myrto Uzuni udhëheq Granadën me gol dhe asist, në super formë para Polonisë

Gazeta Si – Myrto Uzuni është pa dyshim lojtari kryesor te Granada. Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe sot në transfertën me Albaceten, duke u ngjitur në kuotën e 20 golave në kampionatin e Ligës 2 në Spanjë. Ndeshja përfundoi 1-2 dhe sulmuesi kuqezi ishte protagonist kryesor. Granada mban vendin e 2-të aktualisht.

Beratasi e kaloi skuadrën e tij në avantazh me një gol tipik sulmuesi, duke i vjedhur kohën mbrojtësit kundërshtar, pas një pasimi nga e djathta. Uzuni ka ngritur peshë tifozët e Granadës në stadium. Në pjesën e dytë ai dha asistin për golin e dytë.

Futbollisti i Kombëtares ka treguar edhe një herë formën shumë të mirë që po kalon këtë sezo dhe ky është një sinjal mjaft pozitiv para sfidës me Poloninë. Uzuni vjen në Kombëtare i karikuar dhe trajneri Silvinjo shpreson që ai të shënojë edhe në Varshavë për një nisje sa më të mbarë të fushatës eliminatore të Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë