Lajme

Myk dhe lagështi, AKU mbyll restorantin në Dibër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje në veçantë edhe në kontrollin në lokalet e dasmave. Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Nga kontrolli është vendosur mbyllja dhe gjobitja me 300 mijë lekë e një lokali të tillë nën emrin Drita Markaj. Në kuzhinën e restorantit janë konstatuar nivele skandaloze të higjienës, myk lagështirë dhe mjete pune të amortizuara. Më herët, në këtë qark AKU mbylli edhe disa restorante të tjera për të njëjtat arsye.

Ndërsa ftohen qytetarët që në rastet kur konstatojnë lokale e restorante që nuk respektojnë kushtet e higjienës të raportojnë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë