Muzike

Muzika rege në UNESCO

UNESCO e ka shpallur Regen, muzikën xhamajkiane që shpërndan nëpër botë thirrjet për drejtësi sociale, paqe e dashuri, si thesar global, që duhet ruajtur. E lindur në lagjet e varfra të Kinsgtonit më 1960-ën, rege pasqyronte kohët e vështira dhe betejat, por mund të ishte njëherazi edhe muzikë e gëzueshme për vallëzim, me ritmin e dallueshëm. Kompozitori dhe këngëtari më i famshëm, i ndjeri Bob Marley, u bë yll botëror me këngë si “No Woman, No Cry” dhe “Get Up, Stand Up”.

Bob Marley 

Të tjerë artistë me famë të rrymës rege janë Jimmy Cliff dhe “Toots and the Maytalls”. Artistë si Clash, e futën ritmin e pazakontë në politikat e muzikës së tyre, duke ua përcjellë një audience edhe më të gjerë. Kjo muzikë shtrihet nga Britania në Brazil e deri në Afrikë. “Kontributi i saj për diskursin ndërkombëtar në çështje të padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe humanizmit, nënvizon dinamikat e elementit që është njëherësh mendor, socio-politik, sensual dhe shpirtëror”, thuhet në deklaratën e UNESCO-s.

https://www.youtube.com/watch?v=pHlSE9j5FGY


Agjencia për kulturë e Kombeve të Bashkuara, me seli në Paris, e mori këtë vendim gjatë një mbledhje të kësaj jave. Tanimë muzika rege ka një status të mbrojtur, duke iu shtuar listës me më shumë se 300 tradita kulturore si forma e artit spanjoll, flamenko, iso-polifonia shqiptare apo joga në Indi. Muzika rege funksionon si një mjet i komenteve sociale, si një përvojë katarsisi, mjetet e lavdërimit të zotit mbeten të pandryshuara dhe muzika vijon të sigurojë një zë për të gjithë, thuhet më tej në deklaratën e UNESCO-s.

Bob Marley 

Rege lidhet me besimin fetar Rastafarianizëm. Muzika rege shpesh kremton Jah-un, që do të thotë zot, ganga, (marihuanën) dhe Ras Tafasin, perandori etiopian Haile Selassie, që është shndërruar në perëndi, në këtë religjion. Në këtë mbledhje tw UNESCO-s, listës së trashëgimisë kulturore iu shtuan edhe pesë tradita të tjera; si Kidaoba (mundje) nga Gjeorgjia dhe sporti irlandez i vërvitjes, etj. Përfshirja e tyre në këtë trashëgimi simbolike besohet se ndihmon profilin e shtetit dhe praktikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë