Art dhe Kulture

Muzeu MoMA, qendra kryesore e modernizmit në art

MoMA- Muzeu i Artit Modern po bën më të mirën që mundet. Institucioni më i rëndësishëm i artit modern, zotëron gati 200,000 objekti arti. Ky koleksion e bën MoMA-n të duket si një luan në tablonë e artit bashkëkohor, e zgjerimi i saj me 40000 metra katrorë shtesë dedikuar hapësirave të ekspozitave e bën atë të ndjehet më e fortë se kurrë. Në fakt kështu duhet të jetë.

E gjithë kjo hapësirë i bën veprat e ekspozuara të marrin më lehtë frymë dhe vizitorëve u jep mundësi për ti parë më qartë veprat e për të lëvizur mes tyre lirisht. MoMA e re është në gjendje të korrigjojë, madje të jap dhe dëmshpërblim për paradën ekskluzive të meshkujve super yje të bardhë. Më herët, vetëm 1/20 e artit të koleksionit të saj ishte e dominuar nga gratë, tashmë ky fraksion po tejkalon çerekun e po shkon drejt një të tretës.

Muzetë e artit duhet të japin dhe atë që quhet kënaqësia vizuale, e cila rrjedh nga shikimi dhe soditja individuale e artit, pasi një vizitor ka nevojë të dëgjojë shpjegimin e një vepre, apo të meditojë mbi dokumentin shpjegues të saj, apo rrymave të reja që prezantohen aty. Këto ndryshime i dedikohen kuratorëve të cilët kanë bërë MoMA-n të duket sërish e më e bukur.

Piktura e përhershme e Maria Lassing “Autoportret” e vitit 1987 duket sikur të jep një tjetër ndjesi. 

Piktura e Maria Lassing

Artistët e bardhë, mund të arrijnë tashmë një marrëveshje më të mirë me MoMA-n. Piktura e Zhan Michel Basquiat “Glenn” (1985), vazhdon të jetë një ndër më të mirat e kësaj hapësire. Po kështu seria e veprave të skulptorit Melvin Edwards, e titulluar “Fragmente”, e viteve 1980 është tashmë më pranë vizitorëve, aq sa ata mund ta kenë pranë fytyrës historinë dhe artin.

93 vjeçarja Betye Saar është ndoshta artistja më e nderuar me ngjyrë e Los Anxhelos, veprat e saj me motive folklorike janë ndër koleksionet e çmuara të muzeut.

Piktura e Betye Saar

E ndërsa shohim koleksionin, qasja e re dhe më gjithëpërfshirëse ka bërë të ketë më shumë vëmendje koleksioni i heronjve meshkuj. MoMA luan një rol të madh në zhvillimin dhe në mbledhjen e artit modernist dhe shpesh identifikohet si një nga muzetë më të mëdhenj dhe më me influencë të artit modern në botë.

Koleksioni i “MoMA”-s ofron një pasqyrë të artit modern dhe bashkëkohor, duke përfshirë veprat e arkitekturës dhe të dizajnit, të vizatimit, të pikturës, të skulpturës, të fotografisë, të shtypit, të librave të ilustruar, të librave të artistëve, të filmit dhe të medias elektronike. Në veprën “Barabartë” 2015, një tonazh i madh me blloqe çeliku të bën të mendosh se derdhja mega industriale nuk mund ti shpëtojë artit. Është vepër e artistit Richard Serras, i cili arrin ti kapërcejë ndjenjat. Kombinimi i tij suprizues, e në të njëjtën kohë pak trishtues, është një simfoni e mprehtë me peshë të plotë.

 Pak më tej Paul Thek të godet me performancat e tij. Të gjitha këto ndryshime të kujdesshme tregojnë se MoMA kërkon të forcojë statusin e saj duke qënë qendra e vetme zyrtare e artit modern dhe tani postmodern. Në zemër të Manhattan, ajo është krenaria e qytetit e cila ka koleksionin më të pasur e të mirë të rrymave të ndryshme në art; duke filluar nga Ekspresionizmi apo Abstraksioni deri tek Realizmi.

Gjithçka në MoMA duket e re, dhe pse aty janë refleksionet e historisë së vërtetë të artit, që në fillesën e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë