Lajme

Mustafaj: Qeveria shkaktoi konfuzion! Prezantoi rekomandimin si hapje negociatash

Besnik Mustafaj thotë se shampanja për hapjen e negociatave është hapur para kohe dhe e quan këtë të qëllimshme nga ana e qeverisë.

Duke folur në Të Paekspozuarit këtë të enjte, ish-ministri i Jashtëm thotë se ka patur një konfuzion të madh nga ana e qeverisë, duke bërë që njerëzit të mendojnë se negociatat janë hapur.

“Në publikun e gjerë, por edhe në publikun më të ditur, ka një konfuzion të madh i cili vjen si pasojë e zhurmës që ka dhënë aparati propagandës së Kryeministrit, përfshirë Kryeministrin vetë, por edhe një farë paqartësie që duhet të bënte opozita. Ky është vetëm rekomandim. Vendimi merret nga të gjithë vendet. Secili nga këto vende, edhe Malta, edhe Luksemburgu, edhe Qipro, mund të thonë jo, sepse atje vepron parimi i konsensusit. Sot që flasim, nuk janë hapur negociatat”, thotë ai.

Mustafaj përmend tre shtete që mund të bllokojnë hapjen e negociatave.

“Kam dyshimet e mia, se nisur nga problematikat që kanë vendet si Franca, për shkak të azilkërkuesve, Gjermania ka ngurime, Holanda ka rezerva të vetat”, shton ai.

Sipas tij, hapja e negociatave do të ndodhë në dhjetor.

Si.

 

Më Shumë