Kosova

Murati: Ekzekutohet shtesa prej 100 eurosh për punonjësit e sektorit privat

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë ekzekutimi shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat.

Ai ka thënë se rreth 220 mijë punonjës do të pranojnë sot në llogarinë e tyre shtesën prej 100 euro.

 “Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit).

Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro.

Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi”, ka thënë Murati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë