Kuriozitete

Mungon mishi i pulës. Zinxhiri i “fast food” mbyll 45 restorante në Britani

Nuk ka punëtorë dhe në vijimësi për këtë arsye nuk ka mundësi për të gjetur mish pule. Kështu, në Mbretërinë e Bashkuar, “Nando's” - zinxhiri i famshëm i ushqimit të shpejtë të Afrikës së Jugut, i specializuar në pulën karakteristike të pjekur në skarë - ka mbyllur të paktën përkohësisht shumë restorante. Rreth 45 të tilla në fakt kanë ulur qepenët e tyre në Angli, Skoci dhe Uells.

Kështu “Nando’s” bëhet e fundit në një seri kompanish britanike që kanë parë zinxhirin e tyre të furnizimit të testuar rëndë nga mungesa e punëtorëve.

Zëdhënësi, tha se pengesa kryesore ka qenë te shpërndarësit e pulave në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë paralajmëruar javët e fundit se Brexit dhe pandemia e koronavirusit kanë krijuar një "stuhi të përsosur" që po kufizon efektivisht prodhimin.

“Industria ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar, ka përjetuar ndërprerje në zinxhirin e saj të furnizimit javët e fundit për shkak të mungesës së stafit dhe disa nga restorantet tona janë prekur”, - tha “Nando's” në një deklaratë.

Shumë prodhues dhe restorante në Mbretërinë e Bashkuar, u përpoqën të rekrutonin punëtorë gjatë pandemisë, duke vënë në një provë të vështirë, zinxhirët e furnizimit të ngurtësuara nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian (muajin e kaluar Sky News raportoi se Britania e Madhe ishte minus me rreth 100 mijë shoferë kamionësh).

Muajt ​​e fundit, mungesa e punëtorëve është përkeqësuar nga rregulloret në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kërkojnë që njerëzit të izolohen nëse bien në kontakt me dikë që është infektuar me koronavirus, duke shkaktuar atë që është quajtur “ping-demia”: gjurmimi i infektimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka rezultuar i falsifikuar për shkak të një gabimi të sistemit, për të cilin aplikacioni përgjegjës për dërgimin e sinjalizimeve të izolimit për ata që kanë pasur kontakt me një pozitiv, do të dërgonte njoftime edhe gabimisht. Numri në rritje i “ping”-eve të gabuara ka lejuar vijimin e “pingdemisë”.

Gjithçka për shkak të pandemisë dhe të Brexit. Nëse nga njëra anë, mbyllja e një restoranti “fast food” mund të japë shpresë për një rikthim në lokale, në një kuzhinë jo të globalizuar dhe me lamtumirën e prodhimeve bujqësore, nga ana tjetër, çështja bëhet domosdoshmërisht shumë më e gjerë nëse mendohet për qindra punonjës që meritojnë të drejtat e tyre dhe që në këtë moment kanë mbetur pa punë.

Burimi: CNN; Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë